fbpx

Selmanaj: Sot po e gjej përgjigjen se pse në Kosovë i urrejnë kaq shumë politikanët ose deputetët

nga Revista Kosovarja

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se sot e ka kuptuar se pse “pozita e politikanit ose deputetit është kaq e urryer në Kosovë”.

Në seancën e sotme ku po diskutohet mundësia e formimit të një komisioni hetimor parlamentar për çështjen e energjisë elektrike, Selmanaj tha se u nda shumë i zhgënjyer nga diskutimi.

“Unë e kam thënë edhe në një rast tjetër se pse pozita e politikanit ose e deputetit është bërë kaq e urryer në Kosovë dhe me e thënë të drejtën sot sikur po e gjej edhe përgjigjen e saj”, tha ai.

“Debat koti, përfundime koti, fyerje koti dhe njerëzit normalisht që na shohin nuk kanë se si të kenë përshtypje tjetër për neve përpos urrejtje”, theksoi Selmanaj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]