fbpx

Selvija e Shpatit raportet me vjehrrën për marshallah

nga Revista Kosovarja

Selvija dhe Shpati janë një nga çiftet që momentalisht e kanë kthyer gjithë vëmendjen nga ata, kjo për shumë arsye.

Shpati deri vonë ishe deklaruar beqar, e padyshim se lajmi për lidhjen me vajzën nga Gostivari bëri ‘boom’, shkruan “Kosovarja”.

Që nga momenti i zyrtarizimit të lidhjes e më pas i fejesës cifti janë vënë në fokus të mediave rozë.

Ata kanë dhënë edhe intervistën e parë si çift duke shpalosur shumëçka nga lidhja e tyre, raportet me njërit-tjetrin por edhe me familjet.

Ndër të tjerash Selvija ka treguar se me nënën e Shpatit ka raporte si të ishin dy shoqe të ngushta, shkruan “Kosovarja”.

“Nëna e Shpatit për mua është një shoqe shumë e ngushtë edhe një mbështetëse shumë e madhe. Dhe e them publikisht se pa atë nuk do të kisha arritur këtu jam. Më ka ndihmuar shumë në çdo aspekt me Shpatin”, tregoi Selvija.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]