fbpx

Selvija tregon reagimin e saj kur Shpatin e telefonojnë në 2 dhe 3 të natës

nga Revista Kosovarja

Shpati dhe Selvija kanë zbuluar më shumë për marrëdhënien e tyre. Shpati deklaroi se dëshiron të bëjë një dasmë të madhe pasi ka shumë miq dhe do të ketë një kujtim të bukur nga kurorëzimi i dashurisë me Selvien.

Selvija tregoi se bëhet shumë xheloze për Shpatin dhe njohjet e tij, ajo tregoi një prej momenteve kur dikush e telefonoi atë në mes të natës dh u zgjua menjëherë.

“Normale në çift ekzistojnë xhelozirat e vogla. Por në fillim ia kam selektu disa gjëra që të mos më pengojnë mua, me fansa e këto. Mua më vjen mirë që Shpati di ta ndajë karrierën nga jeta private. Ka shumë shoqëri dhe e marrin kohë pas kohe, në 2-3 të natës dhe ky që është i pastër, nuk e ka kompleks. Unë si fëmija çohem direkt “Shpat, kush të thërret?” dhe thotë një shok. Hape njëherë i them”, tregoi ajo.

Dhe që Shpati tregoi kush ishte personi që e telefonoi atë në ora 2 të natës.

“Unë e hap, ishte një shok që ishte takuar me një shok tjetër dhe kërkonte numrin tim”, tregoi Shpati.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]