fbpx

Semi dhe Beatrix përballen për herë të parë pas daljes nga “Big Brother VIP”

nga Revista Kosovarja

Semi dhe Beatrix janë përballur sot për herë të parë pas daljes nga “Big Brother VIP”.

Dy vajzat kanë qenë të ftuara në spektaklin e sotëm në studio në panelin e banorëve të eleminuar. Ato janë parë të ulura larg njëra-tjetrës, në dy skajet e panelit.

Kujtojmë se gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dy këngëtaret kanë patur një lidhje të ngushtë dhe rrinin shumë kohë bashkë. Siç kanë treguar, ato janë njohur para këtij reality-show sepse kanë qenë së bashku në lice.

Mirëpo, kur Beatrix u lidh me Donaldin Semi tha se e gjitha i duket për lojë. Po ashtu, ajo e ka hequr nga lista e personave që ndjek në Instagram. Në këto kushte, mund të mendojmë se kanë ndërprerë çdo komunikim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]