Këngëtarja e njohur shqiptare Semi Jaupaj ka publikuar një njoftim të papritur në profilin e saj në Instagram, ku bën thirrje për bashkëpunëtorë në projektin e saj më të ri të titulluar “Bebe 2025”.
“Apliko tani në DM,” shkruan ajo në një Instastory, duke ftuar të interesuarit t’i shkruajnë drejtpërdrejt për të qenë pjesë e këtij projekti.
Megjithatë, nuk është bërë ende e ditur se për çfarë projekti konkret bëhet fjalë – nëse është një këngë, klip, projekt vizual apo një bebe me të vërtetë në aspektin personal.
Semi Jaupaj, e njohur për stilin e saj unik dhe prezencën në skenë, ka qenë gjithmonë aktive në projekte që tejkalojnë pritshmëritë e publikut.
Me “Bebe 2025”, ajo duket se po përgatit diçka të re dhe ndryshe por detajet mbeten ende mister.