103
Semi Jaupaj ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor me titull ‘’Autostrada’’.
Kënga, e cila erdhi edhe me videoklip u publikua pikërisht në ditëlindjen e Bojken Lakos, ish të dashurit të saj.
Në një intervistë me “Live From Tirana”, Semi foli rreth kësaj duke sqaruar se nuk e bëri me qëllim.
“Nuk e kam bërë qëllimisht, në momentin që ka dalë video më kanë komentuar shumë. Ne kemi kohë që nuk jemi bashkë dhe disa gjëra edhe harrohen. Ka rastisur në ditëlindjen e tij”, tha artistja.