Është nga Gostivari i Maqedonisë, por që nga viti 1998 jeton në Zvicër, ku edhe e ka ndertuar jetën dhe karrieren e saj.
Kjo është Semire Jakupi-Bajrami, e cila në shtetin hekvetik është shkolluar për motër medicinale, profesion të cilin e ushtron prej 16 vitesh. Thotë se puna e saj nuk është e lehtë, por e bënë me gjithë zemër, pasi përmes profesionit të saj mund tiu ndihmojë njerëzve.
Ajo është e martuar dhe është nënë e tri vajzave të mrekullueshme, të cilat janë çdo gjë për të dhe e përmbushin në çdo moment.
Pasioni i madh i Semires është gatimi, e sidomos përgatitja e tortave. Ani pse grua e angazhuar në aspektin profesional, ajo gjjthmonë tortat e ditëlindjes së vajzave dhe jo vetëm i përgatiste vetë, madje me shumë dashuri.
Tregon se gjatë përgatitjes së tortave ndihej mirë dhe e relaksuar. Po, si nisi të bënte torta me porosi? “Një shoqe e imja pasi më komplimentoj për tortat që bëjë, më pyeti nëse do tia përgatisja një të tillë për ditëlindjen e bashkëshortit të saj. Sigurisht që i thash po, pasi për një mike të mirë njeriu gjithmonë është i gatshëm të bëjë diçka. Ajo, më pyeti për çmimin, por unë refuzova, duke e konsideruar thjeshtë nderë. Shoqja ime nuk pranoj pa pagesë, pasi kishte parasysh harxhimet, kohën, mundin. Dhe, ja kështu fillova”, thotë Semira, që sot është mjeshtre e vërtet në përgatitjen e tortave me shije të mrekullueshme dhe pamje e dizajne fantastike.
Semira, tregon se si kur hapi një faqe Instagrami me tortat e saj, i erdhi një koment nga Mirdita Thaçi, e cila po ashtu merret me këtë punë, duke i shkruar se “Torta e saj nuk është perfekt, por më shumë se perfekte”. Semira, tregon se e kishte ëndërr ta takonte Mirditen, që njihet si Miri dhe të përgatiste diçka bashkë me të. Ëndrra e saj u bë realitet kur bashkëshorti i Semires për ditëlindje i dhuroj një kurs për përgatitjen e tortave tek Miri, duke i realizuar kështu një dëshirë të kahershme.
Sot, Semira Jakupi-Bajrami është profesioniste e dëshmuar, që përgatit torta me shije dhe dizajne nga më të ndryshmet për klientët e saj, e të cilat porositen online përmes faqes në Instagram semires_cakes dhe Facebook.