Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Semire Jakupi-Bajrami sjell recetën e tortës së Bajramit – “Xhamia e Bardhë”

nga Revista Kosovarja

Semire Jakupi-Bajrami është shqiptarja nga Maqedonia e Veriut, e cila jeton dhe vepron në Zvicër, ku është bërë shumë e njohur për tortat e saj ekskluzive.

Mbi artikull

Tortat e Semires janë të përgatitura me dashuri, të shijshme dhe fantastike në pamje.

Në prag të festës së Bajramit, Semire Jakupi-Bajrami sjell për revistën “Kosovarja” recetën e tortës së Bajramit, që është e përkryer në shije dhe pamje.

Moneytizer Paragrafi 4

Biskuiti i tortës:

• 6 vezë
• 1 pako vanillsheqer
• 220 gr sheqer
• 280 gr miell
• 1 lugë çaji pluhur pjekje

Pjekja bëhet në 180 gradë për 30 min.

Në mes fusim edhe luleshtrydhe të freskëta.

Vanilla-krem:

• 500 ml qumësht
• 1 vanillë sheqer
• 4 të verdha veze
• 120 gr sheqer
• 60 gr nisheste

300 ml Hopla e përzieni për 5 minuta me mixer dhe i përzieni bashkë me kremin.

Pasi të zien të gjitha, mases i hidhet 50 gr gjalpë dhe pak kripë dhe e lëmë të ftohet.
Dekori me fondantinë!

Kjo tortë është e lehtë dhe tejet e shijshme, e duhura për festën e Bajramit.

Urime festa!

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]