Para se të nisej për garën e cila mbante titullin Kampion Bote në boks, ai dha premtimin që do të fitojë titullin e lartpërmendur dhe se fitoren ia dedikon babait të ndjerë dhe gjithë shqiptarëve, shkruan Kosovarja.
Ashtu edhe ndodhi, ku boksieri në fjalë botën ngjyrosi me ngjyrat e flamurit shqiptarë, duke rrëmbyer fitoren dhe duke bërë krenarë gjithë kombin.
Pas fitores u kthye në Kosovë ku pati rastin të takohet me fytyra të rëndësishme dhe kështu duke i falënderuar për mbështetjen në rrugën e suksesit
Gjatë rrugëtimit të tij në karrierë, Shefati kishte përkrahjen maksimale nga menaxheri i tij Ilir Sinani, pronarë i Molla Market, i cili jeton dhe vepron në Gjermani.
Kujtojmë se që nga fillimi i karrierës e deri më sot, ai ka mbi 30 fitore dhe vazhdon fuqishëm duke dhënë më të mirën nga vetja në arenat ndërkombëtare të boksit. /Kosovarja/