fbpx

Senatori Menendez: Kosovës po i bëhet presion, por jo edhe Serbisë

nga Revista Kosovarja

Në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjegjësisht në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë, është duke u zhvilluar një seancë dëgjimore me temën “Vlerësimi i Politikës së ShBA-së ndaj Ballkanit Perëndimor.

Kryetari i komisionit, Bob Menendez, ka thënë se derisa Kosovës po i bëhet presion për themelimin e Asociacionit, Serbisë nuk po i bëhet presion.

“Nuk shoh se ka participantë të barabartë në këtë proces. Vuçiqi një gjë po e thotë para popullit serb dhe tjetër gjë po thotë para ndërkombëtarëve. Çka shoh unë është presion mbi Kosovën për formimin e Asociacionit, por nuk ka presion mbi Serbinë”.“Nëse Serbia do që të integrohet në BE, duhet të shkëputet nga Putini”, theksoi Menendez.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]