fbpx

Serbët kanë bllokuar fshatrat dhe rrugët në veri

nga Revista Kosovarja

Serbët në veri të vendit kanë filluar të organizohen thuajse në gjithë pjesën veriore të Kosovës, dhe kanë filluar të bllokojnë rrugët që dërgojnë në pikat kufitare, disa të tilla janë parë në njëra në fshatin Rudarë dhe tjetra në fshatin Varag në afërsi të Komunës së Zubin Potokut.

Prej orës 18:00 në qendër të Mitrovicës Veriore kanë filluar të dëgjohen sirenat, të cilat shërbejnë që të lajmërojnë serbët që të organizohen për rezistencë.

Ndërsa përveç prezencës së njësiteve speciale të Policisë së Kosovës, atje kanë arritur edhe forcat e shumta të KFOR’it, të cilat po e monitorojnë situatën.

Në Rashkë të Serbisë nën-udhëheqjen e Petar Petkovic është mbajtur një mbledhje me udhëheqësit serb të Kosovës, ku atje po marrin instruksionet se si duhet vepruar tutje.

Ndërsa Policia e Kosovës ka njoftuar se janë mbyllur dy pikat kufitare në Jarinje dhe Bernjak, ndërsa ka apeluar qytetarët të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]