fbpx

Serbët nisin barrikadimin në veri

nga Revista Kosovarja

Nesër Kosova nis zbatimin e reciprocitetit me Serbinë dhe për këtë ka pasur kërcënime nga Serbia.

Madje, Petar Petkoviq ka thënë se do të nisin formimin e Asociacionit.

Pas kërcënimeve nga Beogradi, serbët në veri të vendit kanë nisur revoltën.

Burime bëjnë me dije se serbët tashmë kanë nisur barrikadimin në rrugën për në Bërnjak.

Ata e kanë bllokuar Rudarin te kryqi i madh, derisa bëhet e ditur se barrikaduesit janë me maska.

Në anën tjetër, në pritje në pikat kufitare kanë mbetur mërgimtarët, me të cilët nuk dihet se çfarë do të ndodhë.

Ata ka shanse që të kthehen prapa për në Bërnjak e Jarinjë.Më poshtë fotoja.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]