fbpx

Serbët sulmojnë në komente ish-tenisten e njohur pasi ajo poston video me këngë të Dua Lipës

nga Revista Kosovarja

Komentuesit serb janë acaruar me ish-tenisten serbe Ana Ivanovic.

Ish -tenistja Ana Ivanović postoi një video në Instagramin e saj, në të cilën promovonte se çfarë stili ka, dhe e gjithë videoja ishte me këngën e këngëtares shqiptare Dua Lipa: “Levitating”.

Ish-tenistja e njohur sidoqoftë hasi në komente dhe provokime të shumta negative nga ndjekësit e saj, të cilët padyshim që nuk e pëlqyen gjestin e saj, zgjedhjen e muzikës dhe këngëtaren e përmendur.

Ndër komentet në këtë postim janë:

– Pse Dua Lipa, ajo është një zgjedhje e keqe.

– Pse Dua Lipa, një person që urren serbët dhe propagandon Shqipërinë e Madhe?

– Për hir të Zotit, Ana, pse të prishësh përshtypjen e bukurisë sate me Dua Lipën?

– Pse në tokë, Anna?! Ti e shite shpirtin,

– Unë nuk mund ta kuptoj se si mund të zgjidhni Dua Lipa

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]