fbpx

Serbia me një dokumentar propagandues për Manastirin e Deçanit, a e lejon Kosova?

nga Revista Kosovarja

Regjisori serb, Milutin Petroviq, me ekipin e tij pritet të zbarkojë në manastirin e Deçanit në fund të muajit tjetër.

Aty ai do të nisë punën për xhirimin e dokumentarit “Çelësi i Deçanit” rreth kultit fetar, të cilin Qendra e Filmit në Serbi e përkrahë me rreth 80 mijë euro në kuadër të filmave me temë kombëtare, raporton Klan Kosova.

Petroviq krahason rëndësinë e manastirit për serbët, me simbolikën e katedrales ‘Notre Dame’ për francezët.

Projekti, që nga njohës të filmit po cilësohet si material i radhës propagandues i shtetit serb, përqendrohet në periudhën e shekullit të 19-të dhe vitet e ’90-ta që i konsideron si kohë krize të manastirit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]