fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKE
  • PER JETE
  • KURIOZITETE
  • SHENDETESI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
Revista Kosovarja
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKE
  • PER JETE
  • KURIOZITETE
  • SHENDETESI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Serbia rikthen tregun kosovar, 300 milionë euro mallra u importuan nga atje gjatë vitit 2021

nga Revista Kosovarja
4 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Gjatë vitit që lamë pas Kosova ka importuar mallra nga Serbia në vlerë rreth 300 milionë euro, ndërsa ka eksportuar në këtë shtet fqinjë më pak se 2 milionë euro.

Derisa top pesë vendet kryesore nga janë importuar mallrat në vendin tonë, pas Gjermanisë është edhe Serbia, e cila shënon rritje në vitin 2021, në 300 milionë euro, krahasuar me vitin 2020, ku importi prej Serbisë ishte 174 milionë euro.

Për rikthimin e tregut kosovar nga Serbia pas reciprocitetit dhe rënien e trendit të eksportit me këtë shtet, zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci ka thënë për KosovaPress, se nga Serbia dominojnë dy industri kryesore të cilat eksportohen drejt Kosovës, industria ushqimore, si dhe industria e materialit ndërtimor.

“Në aspektin e importit të produkteve nga Serbia, gjatë vitit 2021, kemi pasur në vlerë të mallrave rreth 300 milionë euro që paraqet një ulje në krahasim me periudhën paraprake. Në kohën kur Serbia ka eksportuar mallra drejt Kosovës vite më parë ka qenë deri 450 milionë euro, ndërsa në vitin e kaluar kjo paraqet një ulje në këtë aspekt. Derisa sa i përket eksportit të produkteve tona ka rënë drejt shtetit serb. Në vitin 2021, kemi pasur vetëm rreth 2 milionë euro eksporte drejt Serbisë më 2021[…]Krahasimi me periudhën kur ka pasur reciprocitet ose kur ka bllokadë ose zero import prej Serbisë, normal që është trend rritës”, theksoi Stavileci.

Zëdhënësi Stavileci ka treguar se cili shtet prinë me produktet e eksportuara drejt Kosovës.

“Vendi kryesor i cili prinë me produktet e saj në Kosovë është Gjermania, janë vendet kryesisht Unionit Evropian, Gjermania, Italia, Turqia, Kina. Edhe Serbia, por ky shtet është më poshtë, Shqipëria është mbi Serbinë”, thotë ai.

Sipas zëdhënësit të Doganës, tri produktet kryesore të importuara në vend mbesin nafta, cigaret dhe automjetet.

“Sa i përket importeve, ne kemi produkte kryesore që Dogana i identifikon në aspektin sasior dhe të vlerës. Janë kryesisht derivatet e naftës, pastaj cigaret, si dhe automjetet. Këto janë top tri produktet të cilat importohen më së shumti në Kosovë. Derisa sa i përket eksportit, mund të themi se deri në vitin 2020, kanë prirë çeliku dhe mbetjet e ndryshme. Deri në këtë vit (2021) kemi një ndryshim, ku mobilieria apo artikujt e mobileve kanë arrit ta tejkalojnë. Tani mobilieria paraqet rreth 21 për qind të eksporteve kosovare drejt vendeve të ndryshme. Pastaj gjithashtu ka një ngritje edhe te pijet e ndryshme si pijet joalkoolike dhe ato alkoolike, të cilat paraqesin rreth 5 për qind të eksporteve, si dhe produktet të ndryshme të prodhuara nga druri”, thotë ai.

Ndryshe, për herë të parë Kosova, gjatë vitit 2021 ka shënuar rritje të eksportit të mallrave në vlerë totale 62 për qind.


Etiketa: Produktet serbe

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Siri, nxirren nga kampi Al-Hol katër gra dhe nëntë fëmijë shqiptarë

2 orë më parë
Aktuale

Vëllau i madh shkoi të shpëtoi të voglin por u mbytën të dy, detaje nga mbytja e dy fëmijëve në liqenin e Prushit

3 orë më parë
Aktuale

Nautic Parfume sjell në Kosovë brendet më të veçanta të parfumeve origjinale

3 orë më parë
Aktuale

Lija e majmunit, 200 raste në mbi 20 shtete

3 orë më parë
Aktuale

Dy të lënduar dhe një i arrestuar nga përleshja në rrugën Bajram Kelmendi në Prishtinë

4 orë më parë
Aktuale

Krasniqi në Vushtrri: Kosova po vuan nga një qeverisje depresive, me skandale dhe pa ide

4 orë më parë
Postimi tjetër

Momenti kur Beatrixa takon familjen e saj pas eliminimit nga “Big Brother VIP”

Rita Ora atraktive në ‘uniformën e shkollës’: Ajo vajza që gjithmonë përfshihet në probleme

Rirregulloni shtëpinë tuaj: Qe si t’i varni gjërat pa përdorur gozhda!

TË FUNDIT

Zbuloni atutë kryesore të seksit të shenjës suaj të horoskopit

2 minuta më parë

Një kriter i rëndësishëm për një lidhje dashurie të suksesshme janë prioritetet e çdo shenje Çfarë thua? Keni besim tek...

Të parandalosh rënien e flokëve ndërsa plakesh do të thotë të shmangësh faktorët stresues mjedisorë

15 minuta më parë

Le ta pranojmë, rënia e flokëve shpesh shihet si e patrajtueshme. Ne priremi të mendojmë se ka të bëjë me...

Nuk ka seks pa dashuri!

30 minuta më parë

Përse çiftet të cilat në fillim të lidhjes “nuk janë ngritur nga shtrati”, me kalimin e kohës bëhen “cimerë”? Në...

Horoskopi ditor, e shtunë 28 maj 2022

47 minuta më parë

Dashi Dite goxha e mire do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do afroheni me...

Ana e “Për’puthen” provokon me të pasme nga palestra

1 orë më parë

Diana Lleshi u bë e njohur me pjesëmarrjen e saj si konkurrente e emisionit të dashurisë “Për’puthen”. Me një hyrje...

Tayna vë në fokus linjat tërheqëse të trupit në paraqitjen e radhës

1 orë më parë

Reperja e njohur, Tayna së fundmi ka sjellur bashkëpunimin e ri më reperin, Marin. Dyshja lansuan këngën “Alpha & Omega”...

MË TË LEXUARAT

Si ka qenë Capital T fëmijë, këngëtari rrëfen për edhe periudhën e luftës

Qytetarët e Kosovës nuk guxojnë të tregojnë se cilët politikan nuk ju pëlqejnë

Kush është Camille Vasquez? Avokatja që mori vëmendje në gjyqin e Johnny Depp kundër Amber Heard

​Unaza qendrore e Prishtinës testohet sërish si qarkore njëkahëshe

Tani Poema është DJ personal i babit Ledri

Vushtrri: Nxënësi i klasës së gjashtë u gjet i vdekur në dysheme nga vëllai i tij, policia jep detaje

Xhensila Myrtezi ndan imazhet më të bukura nga klipi i këngës së fundit

Pas Serbia ndërpreu gërmimet për mbetjet mortore të personave të zhdukur, reagon Qeveria e Kosovës

Një maskë për çdo problematikë, vezët bëjnë mrekulli për lëkurën tuaj

Sa është e rrezikshme dhe si të mbroheni nga lija e majmunëve

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint