fbpx

Seriali “Rrushe” u transmetua me titra shqip nga Top Channel, reagon Fatmir Spahiu

nga Revista Kosovarja

Aktori i njohur shqiptar, Fatmir Spahiu-Bufi ka reaguar në lidhje me titrimin shqip të serialit “Rrushe” nga Top Channel.

Përmes një postimi në Facebook, aktori këtë e quajti një markreting të madh për serialin që është prodhimi nga Kosova.

Aktori mes tjerash tha se çështje të tilla duhet të evidentohen dhe të trajtohen, por pa patur për qëllim të krijojnë ndarje dhe përçarje.

Postimi i plotë i Fatmir Spahiut:

Mirëmëngjesi njësha,

Dmth marketing më i madh një produkti audiovizuel kosovar, s’ka mujte më ju bë se sa kjo me këtë përkthim serialit në fjalë në Top të Shqipërisë.

Këtu e shoh një problem, bëhet fjalë për përkthim dhe adaptim e jo për subtitles apo titrim, këtu fle lepuri dhe ndodh ofendimi.

Gjithsesi, është avansim, më shumë vonesë, i shfaqjes së produkteve shqiptare te Kosovës në TV të rëndësishëm të Shqipërisë. është për me i zgurdullu sytë dhe me mendu përditë se si prodhimet audiovizuele të Shqipërisë kanë gjet dhe kanë patur treg Kosovën dhe troje tjera jashtë dhe diasporën e tyre, kurse prodhimet tona kurrë nuk e kana pas treg Shqipërinë, kam pas shkru për këtë para 8 mijë vejte por sasi…

Eshtë e thjeshtë kjo punë dhe qëndron tek dashuria e pa kusht që ne kemi për Shqipërinë e vogël.

Në Kosovë është ditë kush është nënkryetar i Kuvendit të Bashkisë së Librazhdit kurse nga ana tjetër ka njerëz me shumicë që kurrë nuk e kanë vizituar ta them Lidhjen Shqiptare te Prizrenit.

Kjo lloj qasje hyn në kategorinë “Unë duj Rrahimin, Rrahimi duj veten”

Gjithsesi është detyrë e jona që ne t’i flasim këto gjëra dhe probleme çdo ditë, t’i evidentojmë ato, t’i trajtojmë, por asnjëherë në drejtim të krijimit të ndarjeve dhe përçarjeve në mes nesh, se sbënë!

Shqipëria është e jona, e tyre, por më së shumti e atyre që kanë derdh gjak për këtë flamur për me pas na mundesi me palavite muhabete të tilla!

“Rrushe” është një serial i mirë, luajnë disa aktor te shkëlqyeshëm, ju ftoj ta shikoni.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]