fbpx

Sërish alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, deklarohet policia

nga Revista Kosovarja

Sërish ditën e sotme ka pasur alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se rreth orës 15:00, policia ka pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.
“Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës. Informata është trajtuar nga ana e policisë”, ka thënë Ahmeti.

Kjo është hera e katërt që përmes një telefonate anonime është duke u bërë një lajmërim i tillë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]