fbpx

Sërish tërmet në Mal të Zi, ndihet edhe në vendet e rajonit

nga Revista Kosovarja

Një tërmet i ri me intensitet 3.6 shkallë sipas Rihterit ka goditur mëngjesin e sotëm Malin e Zi.

Epiqendra ishte katër kilometra në jugperëndim të Çaragjes, në komunën e Nikshiqit, në kufi me Bosnjën dhe Hercegovinën.

Instituti i Hidrometeorologjisë dhe Sizmologjisë në Pogoricë ka bërë të ditur se tërmeti është regjistruar në orën 06:11, në zonën epiqendrore të Nikshiqit në thellësinë 14 kilometra.

Tërmeti është ndjerë edhe në Mostar në Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe në qytetet bregdetare në Kroaci.

Rajoni i Nikshiqit u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter të enjten, që u ndje edhe në vendet e rajonit, përfshi edhe Maqedoninë e Veriut.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]