fbpx

Shahini godet Osmanin: Të thuhet për BBC-në se Kosova është vend i korruptuar dhe zhytur në krim është si të pështysh veten në fytyrë

nga Revista Kosovarja

Ish- ministrja e arsimit, Besa Shahini, ka kritikuar mënyrën se si u.d e presidentit, Vjosa Osmani, ka paraqitur shtetin e Kosovës në njërën nga mediat më të famshëm në botë, BBC.

Shahini ka thënë se përfaqësuesja më e lartë e vendit, Presidentja e Kosovës, duke aluduar në Vjosa Osmanin, kishte deklaruar për BBC që problemi më i madh në Kosovë është “krimi dhe korrupsioni”, duke e cilësuar si deklaratë populiste dhe anti-patriotike.“Të flitet për krim dhe korrupsion në fushatë zgjedhore është e kuptueshme. Por, të përçohet diskursi i fushatës në media ndërkombëtare dhe të përshkruhet Kosova si vend i zhytur në krim e korrupsion, është të pështysh vetën në fytyrë, siç kanë bërë Basha e Meta shpesh me Shqipërinë për interesa vetjake elektorale”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:Presidentja e Kosovës – përfaqësuesja më e lartë e vendit – tha për BBC-në, që problemi më i madh në Kosovë është “krimi dhe korrupsioni”. Përveçse e pavërtetë, kjo deklaratë është populiste dhe anti-patriotike.

Problemi kryesor për t’u diskutuar në media ndërkombëtare është fakti se Kosova nuk njihet si shtet nga rajoni, BE-ja dhe organizatat e tjera kryesore ndërkombëtare. Kjo pengon jo vetëm zhvillimin shoqëror dhe ekonomik, por edhe imagjinatën se si mund të dilet nga izolimi dhe pabarazia me vendet e tjera të rajonit.

Kur e para e vendit prezanton gjithë gjeneratat paraardhëse politike si të korruptuara e të kriminalizuara, tingëllon mosbesues edhe cilësimi që ia bën vetes dhe Vetëvendosjës si të “pakorruptueshëm”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]