Shakira po jeton me fëmijët në Miami, por këngëtares i është hapur një problem.
Ajo bëri një deklaratë të forte pak kohë më parë ku i kërkonte paparacëve mos të ndiqnin fëmijët e saj.
“Ju lutemi përmbahuni nga ndjekja e tyre në dalje ose në hyrje të shkollës, duke i pritur në derën e shtëpisë sonë, ose duke i ndjekur në aktivitetet e tyre jashtëshkollore, siç ka ndodhur çdo ditë në Barcelonë”, shkruante Shakira.
Mirëpo sipas ‘El Nacional’, në Miami po ndodh e njëjta gjë si në Barcelonë. Persekutimi i mediave, gazetarëve dhe paparacëve, vazhdon të ndodhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shakira dëshiron t’i japë fund kësaj.
Këngëtarja ende nuk ka gjetur qetësi. Presioni mediatik është bërë i padurueshëm dhe ajo po kërkon zgjidhje të menjëhershme.