fbpx

Shakira përgatitet për të marrë kujdestarinë e fëmijëve

nga Revista Kosovarja

Shakira dhe Gerard Pique kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave botërore që kur njoftuan ndarjen disa muaj më parë.

Arsyeja e ndarjes, mosmarrëveshjet për kujdestarinë e fëmijëve si dhe romanca e re e futbollistit me Clara Chia Marti, kanë bërë që ata të ndiqen kudo ku shkojnë.

Ndërsa, çështja e kujdestarisë së djemve ka shtuar më shumë tension mes ish çiftit të famshëm. Sipas mediave spanjolle, Pique po merr masa ligjore dhe tenton të kërkojë kujdestarinë e dy fëmijëve të tyre ndërsa Shakira synon të “kundërsulmojë” pasi do t’i marrë me vete në Miami.

Ylli synon të emigrojë në SHBA me fëmijët e tyre dhe do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta realizuar. Duke qenë se Pique mund të përpiqet ta ndalojë duke hapur një proces gjyqësor, ajo tashmë ka marrë masa.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]