fbpx

Shala: Kosovës nuk i dha të drejtë askush, madje as aleatët

nga Revista Kosovarja

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka komentuar seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku u diskutua për vendimin për ndalimin e përdorimit të dinarit nga Banka Qendrore e Kosovës.

Shala ka thënë se në seancën e Këshillit të Sigurimit askush nuk i dha të drejtë Kosovës.

“Një seancë në të cilën Kosovës nuk i dha të drejtë askush, përfshirë të gjithë aleatët”, ka thënë ai për Front Online.

Përballja sy më sy e Kurtit me Vuciqin në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, deputeti Shala tha se nuk ka kurrfarë ndikimi.

“Ndërsa ballafaqimi i kryeministrit të Kosovës me presidentin e Serbisë, në formatin në të cilin funksionon dhe vendos KS i OKB-së, nuk ka kurrfarë ndikimi”, deklaroi Shala.

Në mbledhjen në OKB, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrojti vendimin e BQK-së, që parasheh që vetëm euroja të jetë valuta për pagesa, duke ndaluar përdorimin e dinarit.

Ndërsa, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e cilësoi këtë vendim si “sulm” ndaj popullatës serbe në Kosovë.

Rregullorja e BQK-së, e cila përcakton që euroja të jetë valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin, hyri në fuqi më 1 shkurt, pavarësht trysnisë që iu bë ndërkombëtarëve.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]