fbpx

Shaqir Cervadiku i zhgënjyer me Arbana Osmanin edhe emisionin e saj

nga Revista Kosovarja

Këngëtari i muzikës popullore Shaqir Cervadiku, ka reaguar për rastin e Luizit në Big Brother Vip Albania.

Këngëtari nuk është se reagon për raste të tilla , por këtu nuk mundi të mos reagonte, shkruan “Kosovarja”

Ai në një postim në Instastory nxori gjithë zhgënjimin e tij, kundër Arbanës dhe produksionit të BBVA.

Shaqiri shkruan ndër të tjera: “Kam pasur nji respekt e vlerësim të lartë për Arbanen por sonte jam zhgënjyer së tepërmi.Turp për produksionin cfarë ndodhi sonte duke luajtur me ndjenjat e Luizit, familjes e publikut.Në botën e qytetruar me ligj nuk lejohet publikimi I sëmundjeve apo analizave të askujt. Keni mundur ta mbyllni këtë punë pa asnjë problem. Por si duket juve produksionit ju intereson vetëm audience dhe jo ana humane e njerzore….”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]