fbpx

Sharje e bërtima pas përplasjes në Kuvend, deputetët mezi e qetësojnë Mërgim Lushtakun e Rashit Qalajn

nga Revista Kosovarja

Pas dhunës së ushtruar në Kuvendin e Kosovës ku të përfshirë ishin deputetët dhe ministrat e kabinetit qeveritar, në pamje shihen deputetët teksa tentojnë ta qetësojnë Mergim Lushtakun, Rashit Qalajn dhe Blerta Deliun.

Sherrin në Kuvendin e Kosovës e nisi Besnik Bislimi i cili më pas u gjuajt me ujë nga deputeti Lushtaku duke sulmuar edhe Kurtin.

Bislimi goditi Lushtakun me shishe të ujit dhe pastaj situata u përshkallëzua edhe më tej.

Të përfshirë në rrahjen masive ishin edhe deputeti Armend Muja, ministrja Albulena Haxhiu, ministri Hekuran Murati dhe të tjerë.

Në pamjet e publikuara në medie shihet se pas rrahjes në Kuvend kishte edhe bërtima dhe sharje teksa deputetët po tentonin ta qetësonin Lushtakun, Qelajn dhe Deliun.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]