Shawn Mendes njoftoi të mërkurën në mëngjes (27 korrik) se po anulon pjesën tjetër të turneut të tij për të vazhduar pushimin e shëndetit mendor.
“Siç e dini më duhej të shtyja javët e fundit të shfaqjeve pasi nuk isha plotësisht i përgatitur plotësisht”, filloi deklaratën e tij në rrjetet sociale këngëtari i “Treat You Better”.
“E nisa këtë turne i emocionuar që më në fund të kthehesha performancave live pas një pauze të gjatë për shkak të pandemisë, por realiteti është se nuk isha aspak gati për sa i vështirë do të ishte turneu pas kësaj kohe larg”, tha artisti.

“…Unë premtoj se do të kthehem sapo të kem marrë kohën e duhur për t’u shëruar”, përfundoi ai mesazhin e tij.
Kjo vjen disa javë pasi ai fillimisht njoftoi se po shtynte turneun e tij, të njohur si “Wonder: The World Tour”. Turneu i tij filloi në Portland në qershor dhe ishte planifikuar të vazhdonte deri në gusht 2023.
Mendes gjithashtu aludoi për problemet e tij për shëndetin mendor në prill, kur u tha fansave se e kishte të vështirë të tregonte të vërtetën për veten e tij.
View this post on Instagram