fbpx

ShBA: Tre të vdekur nga të shtënat në kishë

nga Revista Kosovarja

Një person qëlloi për vdekje dy gra përpara se të kthente armën në vete në një parking kishe në shtetin amerikan të Iowa-s, vetëm pak çaste pasi presidenti Joe Biden mbajti një fjalim duke kërkuar kontroll më të madh të armëve, transmeton Gazeta Sinjali.

Sulmi ndodhi të enjten jashtë kishës Cornerstone, në lindje të qytetit të Ames, ndërsa një program ishte në zhvillim brenda.

Autoritetet nuk kishin identifikuar menjëherë motivin e sulmit, dhe marrëdhënia e sulmuesit me viktimat nuk dihej menjëherë.

Nicholas Lennie, zëvendës shefi i Zyrës së Sherifit të Qarkut Story, tha se sulmi dukej të ishte “një incident i izoluar, me një gjuajtje të vetme”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]