fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Shefat Isufi sfidoi titullin botëror të WBO-së në boks

nga Revista Kosovarja
1 vit më parë
në Intervista
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Shefat Isufi, djaloshi i ri dhe tejet ambicioz nga Lugina e Preshevës, tashmë pas një karriere shumë të suksesshme në sportin luftarak të boksit, në Kosovë dhe Shqipëri, që nga viti 2010 ka startuar me boksin profesional në München të Gjermanisë, duke u shndërruar shpejt në një Kampion i cili po i dridh arenat e boksit ndërkombëtar. Në këtë intervistë ekskluzive për Revistën Kosovarja, Shefati rrëfen përvojat, ndeshjet dhe synimet në karrierën e tij, të cilën iu ftojmë ta lexoni në vazhdim…

Pse zgjodhët boksin dhe nga cila moshë keni filluar stërvitjet?
Shefat Isufi: Boksin e zgjodha, sepse është sporti që unë e doja dhe e ëndërroja qysh nga fëmijëria ime e hershme, dhe me të, kam filluar të merrem qysh nga mosha 9 vjeçare.

Kush ishte boksieri të cilin e shikonit si model në fillimet tuaja drejt këtij sporti, dhe a vazhdon të mbetet akoma i njëjti, apo keni ndonjë tjetër të preferuar tani?
Shefat Isufi: Po, sigurisht se kisha një boksier timin të preferuar që unë e kam shikuar si model qysh nga fëmijëria, i cili ishte dhe do të mbetet përherë model frymëzimi për mua dhe karrierën time. Ai është Roy Jones JR.

Hapat tuaj të parë si boksier amator ju i filluat në Kosovë. Na tregoni pak rreth vështirësive, numrit të ndeshjeve dhe sukseseve tuaja në atë kohë.
Shefat Isufi: Është e vërtetë! Hapat e mia të para në këtë fushë, i fillova në Klubin e Boksit ‘Tërnoci’, ku gjatë kësaj periudhe zhvillova rreth 100 ndeshje në boksin amator në Kosovë dhe Shqipëri. Thënë të drejtën, vështirësi kishte mjaft në atë kohë, mirëpo, edhe përkundër kësaj, sukseset e mia ishin mjaftë të mira.

Në vitin 2010 keni filluar boksin profesionist, por tani në Gjermani. Cili është dallimi i kushteve përgatitore e stërvitore në mes Kosovës dhe Gjermanisë?
Shefat Isufi: Po! Në vitin 2010, shkova në München të Gjermanisë, ku menjëherë u inkuadrova dhe fillova me boksin profesionist. Kurse, nëse flasim për dallimin në mes të kushteve të përgjithshme, por edhe atyre stërvitore në mes Kosovës dhe Gjermanisë sa i përket këtij sporti, duhet ta pranoj se ato në Gjermani janë në një nivel më të mirë.

Me sa, dhe cilët trajnerë keni bashkëpunuar?
Shefat Isufi: Kam bashkëpunuar me shumë trajnerë, ku njëri prej tyre ishte edhe Garciano Rocky.

Sa ndeshje keni zhvilluar gjithsej deri më tani si boksier profesionist, duke përshirë fitoret, humbjet dhe titujt që keni fituar?
Shefat Isufi: Deri më tani në karrierën time si boksier profesionist, kam zhvilluar gjithsej 36 ndeshje. Nga të gjitha këto kam siguruar 30 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Ndërsa, titujt qe kam fituar janë: WBC, IBF, WBA Europa, WBO InterContinental, si dhe njëherë, sfidues i Titullit Botëror në versionin WBO.

A mund të na përshkruani ndjenjën e ngjitjes në ring, dhe a keni pasur ndonjë moment kur akoma pa filluar raundin e keni nuhatur fitoren?
Shefat Isufi: Ndjenja e ngjitjes në ring, mbase jo vetëm për mua, por për secilin boksier mendoj unë, është shumë emocionale, e papërshkrueshme. Kurse, është interesante, sepse nganjëherë intuita profesionale vërtet ta mundëson që ta nuhasësh fitoren ende pa startuar ndeshja. Pra, sigurisht që kam pasur shumë momente të tilla.

A keni pasur ndeshje të lehta, dhe a mund t’i veçoni dy ndeshjet tuaja më të suksesshme.
Shefat Isufi: Ndeshje të lehta në këtë fushë nuk mund të them se kam pasur. Kurse, dy nga ndeshjet më të suksesshme që do të dëshiroja t’i veçoja, janë ato kur fitova Titullin WBO InterContinental, dhe kur sfidova Titullin e Botës.

A keni pasur ndonjë rast të lëndimit në ring, dhe si keni vepruar?
Shefat Isufi: Sigurisht që ka pasur edhe të tilla raste. Si shembull, në një rast konkret kur më është lënduar hunda, dhe për këtë shkak është dashur që të ndërpritet ndeshja.

Cilët janë ndjekësit tuaj të flaktë në çdo betejë?
Shefat Isufi: Ndjekësit e mi më të flaktë janë shqiptarët, të cilët i falënderoj skajshmërisht për interesimin dhe përkrahjen, por gjithashtu, kam edhe ndjekës të nacionaliteteve tjera, të cilëve po ashtu u jam falënderues dhe mirënjohës.

Deri kur planifikoni të merreni me boks?
Shefat Isufi: Mendoj që deri në moshën 35 vjeçare është mjaftueshëm.

Po titulli që ëndërroni?
Shefat Isufi: Është Titulli Botëror, kuptohet!

Çfarë përfitimesh të tjera ka sjellë për ju sporti i boksit?
Shefat Isufi: Ky sport, në radhë të parë, përveç se më ka ofruar një shëndet shumë të mirë si nga ana fizike dhe ajo psikologjike, më ka sjellë edhe shumë përfitime të tjera, sepse kam njohur shumë njerëz, si dhe shumë përfitime të tjera pozitive.

Na thoni se kujt ia dedikoni sukseset tuaja…
Shefat Isufi: Sukseset e mia, së pari ia dedikoj familjes, pastaj mbështetësve të mi si dhe të gjithë shqiptarëve.

Çfarë do të donit të shtonit në fund të kësaj bisede?
Shefat Isufi: Për fund, dua t‘u falënderoj juve për këtë intervistë, si dhe do t’i jepja një mesazh të fortë rinisë që të largohen nga rrugët e këqija dhe të gabuara, e të drejtohen në atë rrugë e cila iu ofron një ardhmëri, dhe aty ku mendojnë se do t’i arrijnë qëllimet dhe sukseset e tyre. Luan Dervishaj / Kosovarja/


Etiketa: Shefat Isufi

POSTIME TË NGJASHME

Intervista

Habitë gjakovari Edi Kastrati – nuk i pëlqen suxhuku, por frutat e detit

5 muaj më parë
Intervista

Mirlinda Nuhiji, zonja e lindur për biznes

1 vit më parë
Intervista

Edona Lalloshi: Këta janë dy kujdestarët e mi

2 vjet më parë
Intervista

Adelina Thaçi: Ky vit na morri njerëzit e shpirtit

2 vjet më parë
Intervista

Lori i kishte disa muaj të pa harruar

2 vjet më parë
Intervista

Arta Bajrami për herë të parë tregon një dhimbje të vitit 2020

2 vjet më parë
Postimi tjetër

Meliza Haradinaj: Kosova po hynë në një etapë të re historike me Shtetin e Izraelit

Këta janë policët e suspenduar që rrahën dhe keqtrajtuan dy persona në Prishtinë

Marina Fara fejohet zyrtarisht me biznesmenin nga Shkodra, detajet e njohjes së tyre

TË FUNDIT

Koha e duhur t’i pini suplementet gjatë ditës

14 minuta më parë

Shumë njerëz marrin një ose disa suplemente gjatë ditës për të plotësuar dietën e tyre. Por, a ka rëndësi koha...

Nëna hidhet me foshnjën e saj nga kati i dytë i maternitetit

22 minuta më parë

Një nënë me fëmijën e porsalindur është hedhur nga kati i dytë i maternitetit në Sarandë, mbrëmjen e djeshme. Ngjarja...

Rreth 600 mjekë në Kosovë janë të papunë

28 minuta më parë

Qindra profesionistë shëndetësorë janë të regjistruar si të papunë në Odën e Mjekëve në Kosovë. Drejtues të kësaj organizata e...

Plagosen dy policë në Skënderaj, raportohet se të dyshuar për rastin janë Nuredin Lushtaku dhe familjarët e tij

33 minuta më parë

Raportohet për një shkëmbim zjarri mes policisë dhe disa personave, ndodhur rreth orës 00:30 në Skenderaj. Si pasojë e kësaj,...

Meshkuj, kur do të kishit ditur si të kërkonit seks, do t’jua ofronim shumë shpesh!

8 orë më parë

Është dëshmuar që meshkujt nuk marrin seks për shkak që nuk e kërkojnë. Nuk thuhet kot – mos e fol...

Si të parandaloni kruarjen, tharjen dhe acarimin në zonën rreth vagjinës

8 orë më parë

Meqenëse lëkura është organi më i madh, nuk është çudi që disa gjëra të shkojnë keq. Puçrra, lytha, qime të...

MË TË LEXUARAT

Kurti: Kosova ka pritshmëri të mëdha nga Çekia për liberalizimin e vizave

U ndanë disa muaj pasi u bënë prindër, ish-partnerja e Jason Derulo tregon për tradhtitë e tij

Kaq të bukur nuk e keni parë Enxhel Shkirën

Njomza shfaqet e lumtur pranë bashkëshortit

Politikanët në haxh, edhe Xhafer Tahiri niset për në Arabinë Saudite

I moshuari godet një veturë në parking në Prishtinë, mesazhi i tij në letër bëhet viral në rrjete sociale

Këngëtari i njohur paditet nga ish menaxherja, kërkon 3 milionë dollarë

Antonela Berisha irritohet nga ky ndjekës, ia thotë troç të gjitha

Arta Elezaj tregon format trupore në rroba banje

Reperi Ledri shtrihet në spital, partnerja e tij Sara tregon gjendjen e tij shëndetësore

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist