fbpx

Shefi i EULEX: Dënojmë sulmin në kanalin Ibër-Lepenc, autorët duhet të mbajnë përgjegjësi

nga Revista Kosovarja

Shefi i Misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në kanalin Ibër-Lebenac, në Zubin Potok.

Ai ka thënë se autorët duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Dënojmë ashpër sulmin e rëndë në kanalin Ibër – Lepenc dhe pasojat e mundshme të tij. EULEX është i angazhuar në monitorimin e hetimeve të shpejta – autorët duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar Barbano në rrjetin social “X”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]