fbpx

Sheholli – Bashës së VV-së: Hajde në veri largojë flamujt e Serbisë

nga Revista Kosovarja

Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli iu është kundërpërgjigjur deputeti të VV-së Dimal Bashës i cili pak më parë kritikoi disa analistë për qëndrimet e tyre për procesin zgjedhor në veri, shkruan Gazeta10.

Deputeti Basha po ashtu derisa ju referua analistëve që sipas tyre këto zgjedhje s’mund të jenë legjitime, ai tha se “Shumë e (b)analisti me emra e mbiemra shqiptarë po merziten që s’po fiton prapë Radoiçiçi e Veselinoviqi me Listën Serbe.”.

E, Sheholli për këtë e ftoi deputetin e VV-së që të shkojë në veri e me i larguar flamujt serb nga veriu, pasi sipas tij “është kollaj të shkruaj nga Prishtina”.

“Kush është ai? Ai le të vjen në veri i kallxojmë na atje. Kollaj ëshhtë prej Prishtinës me shkru në Facebook, atje duhet me ardh, edhe ata flamurat e Serbisë me i hjekë Dimali me Dimalat tjerë, e tani na thojna që janë patriota të jashtëzakonshëm, e jo me dalë njeriut më të spikatur të shoqërisë civile me i thanë.”, tha Sheholli

Ai shtoi se pas mbylljes së qendrave të votimit, do të zbulohet edhe bojkotimi i madh i zgjedhjeve nga shqiptarët e veriut.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]