fbpx

Shembet një pjesë e Fakultetit të Filologjisë

nga Revista Kosovarja

Dekania e Fakultetit të Filologjisë, Lindita Sejdiu Rugova, ka njoftuar se mbrëmë më 6 maj, është shembur një pjesë e Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore.

Menjëherë pas shembjes, Sejdiu Rugova tha se ka shkuar në vend të ngjarjes me dy dekanët e fakulteteve që e shfrytëzojnë këtë ndërtesë dekanët e Fakultetit Filozofik dhe FShMN-së.

Dekanja Sejdiu Rugova tha se ndërtesa është e vjetër dhe kanë pasur vazhdimisht probleme të ndryshme që lidhen me dëmtimet e shumta brenda dhe jashtë saj.

Sejdiu Rugova tha se në prill 2021 kanë filluar punimet për drenazhimin e objektit të Fakultetit të Filologjisë, të FSHMN-së dhe të Filozofikut, investim i UP-së për të tria fakultetet.

“Pjesa që është shembur, është përdorur nga FSHMN-ja dhe jemi përpjekur me kompaninë e sigurimit t’i bllokojmë korridoret që shpien drejt hapësirës ku ka ndodhur shembja e murit. Me gjasë ajo pjesë është aneksuar më vonë dhe nuk ka qenë e lidhur për strukturën e bazës së ndërtesës”, tha ajo.

Sejdiu Rugova, shtoi se UP-ja e ka caktuar një kompani mbikëqyrëse që e kontrollon punën e kompanisë ndërtimore.“Meqë janë punë ndërtimtarie dhe me specifika konkrete qe ne si dekanate nuk mund t’i përcjellim si laikë që jemi në ndërtimtari”, shtoi ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]