fbpx

Shëndeti i Papa Françeskut në gjendje kritike, çfarë thotë Vatikani

nga Revista Kosovarja

Papa Françesku ndodhet në një situatë jot ë mirë shëndetësore. Ai po trajtohet për një “situatë komplekse” dhe do të qëndrojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme, ka deklaruar Vatikani.

88 vjeçari u shtrua në spitalin e Gemelli të Romës të premten për t’iu nënshtruar trajtimit për bronkitin. Të hënën Vatikani tha se Papa ka një infeksion polimikrobial në traktin e frymëmarrjes.

Gjatë qëndrimit në spital Papa Françesku është prekur nga mesazhet e shumta të dashurisë që ai ka marrë gjatë orëve të fundit ka thënë zëdhënësi i tij.

Matteo Bruni u tha gjithashtu gazetarëve të hënën se Papa ishte në gjendje shpirtërore të mire, ndërsa ajo fizike pritet të shihet gjatë ditëve në vijim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]