fbpx

Shengyli është në dilemë, kërkon ndihmën e ndjekësve për një çështje

nga Revista Kosovarja

Si për shumicën e femrave edhe për Shengyl Ismailin është e njëjta dilemë kur vjen puna te ndryshimi i ngjyrës së flokëve.

Aktorja e njohur kosovare, e cila për publikun u bë e famshme me rolin e saj si Mafia në shoun televiziv “Përrallë me tupan” ka shtuar goxha shumë aktivitetin e saj në rrjete sociale, shkruan “Kosovarja”.

Shengyli kësaj here ka kërkuar ndihmë nga ndjekësit e saj në Instagram, në lidhje me ndryshimin e ngjyrës së flokëve.

“Të kuqe a të bardha?” ka pyetur ajo në Instastory, ku ka bashkangjitur gjithashtu edhe dy fotografi me të dy modelet e flokëve.

Në anën tjetër kujtojmë se aktorja ka kohë që është beqare, pasi është ndarë nga bashkëshotri i saj, me të cilin ka dy fëmijë. Ajo e pyetur në një intervistë kishte rrëfyer pak edhe për raportet që ka me ish- bashkëshortin, ku kishte treguar se të dy janë prindër të kujdesshëm dhe kanë ruajtur raporte të mira për hir të tyre. /Kosovarja/

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]