fbpx

Shenjat e hershme të demencës tek të rinjtë në të tridhjetat që shpesh injorohen

nga Revista Kosovarja

Ndryshimet në të folur dhe shqetësimet në shikim janë ndër shenjat e para — por shpesh të neglizhuara — të demencës me fillim të hershëm, që mund të prekë edhe njerëz në të tridhjetat, paralajmërojnë ekspertët.

Demenca është një gjendje që dëmton kujtesën dhe zakonisht lidhet me moshën e tretë, pasi shumica dërrmuese e rasteve ndodhin tek të moshuarit.

Megjithatë, rastet e ashtuquajtura ”demenca me fillim të hershëm”, ku diagnoza vendoset para moshës 65-vjeçare, janë në rritje në Britani.

Ekspertët paralajmërojnë se të rinjtë nuk janë të vetëdijshëm për shenjat unike të kësaj sëmundjeje, të cilat shpesh ndryshojnë nga humbja klasike e kujtesës që shihet tek të moshuarit.

Në një artikull për The Conversation, Molly Murray – eksperte në fushën e demencës me fillim të hershëm nga Universiteti i Perëndimit të Skocisë – thekson se për shumë pacientë, shenja e parë e sëmundjes është një problem me shikimin.

”Sipas kërkimeve, tek rreth një e treta e personave me Alzheimer me fillim të hershëm — forma më e zakonshme e demencës — simptomat e para përfshijnë probleme me koordinimin dhe ndryshime në shikim”, shkruan ajo.

Këto shqetësime sipas Mail Online, mund të shfaqen si vështirësi në lexim ose në lëvizje të përditshme, siç është veshja.

Në mënyrë kritike, këto probleme nuk vijnë nga dobësimi i shikimit fizik, por nga mënyra se si truri përpunon informacionin vizual — pra janë neurologjike, jo okulistike.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]