Nëse u bë një kohë e gjatë që partneri vetëm debaton dhe ju kritikon për detaje të parëndësishme vetëm për të gjetur një pretekst për t’ju bëjë të ndiheni në faj, dijeni se është flamuri i parë i kuq. Nuk ka asgjë që nuk shkon me ju. Ai thjesht po kërkon arsye për t’u ndarë pa thënë se realisht do që të ndahet, duke e bërë marrëdhënien toksike. Nëse ai ka nisur t’u thotë jo puthjeve, përqafimeve dhe seksit dijeni se lidhja juaj ka nisur të kriset. Zakonisht ai do të vijë me justifikimin se është lodhur shumë gjatë punës ose se nuk ndihet mire për momentin. Sidoqoftë nëse kjo situatë vazhdon të përsëritet për një kohë të gjatë tregon se ai e ka humbur interesin.
Ai ju thotë se nuk takoheni dot sot sepse e ka lënë të dalë me miqtë. Ai nuk është i zënë, thjesht nuk dëshiron t’ju takojë sepse nuk jeni më një prioritet për të. Nëse ju duhet të lini një orar për të kaluar kohë me partnerin tuaj, ndoshta ka ardhur koha t’i jepni fund. Njerëzit e tij të afërt kanë filluar gradualisht të ftohen, ju ngacmojnë me fjalë ose duken që në mimikë që ka diçka që nuk shkon. Kjo do të thotë që partneri juaj mund të ketë ndarë me ta probleme personale të raportit në çift ose është ankuar për ju.
Kjo nuk është asnjëherë një shenjë e mirë sepse tregon se keni probleme në komunikim. Kur jeni me të, ndiheni të vetmuara. Nëse ndiheni kështu, dijeni që marrëdhënia juaj ka marrë fund. Kjo është shenja përfundimtare që tregon se nuk ka më kthim pas. Në një kohë kur shumë marrëdhënie përballen me sfida për shkak të ritmit të shpejtë të jetës dhe mungesës së kohës cilësore së bashku, një këshillë e thjeshtë, por shumë efektive, po fiton popullaritet në rrjetet sociale; rregulli 2-2-2. Ky koncept, që po qarkullon gjerësisht në platforma si TikTok dhe Instagram, vjen nga një postim në Reddit nga një burrë i martuar prej më shumë se 30 vitesh. Sipas tij, ndjekja e kësaj rregulle të thjeshtë e ka ndihmuar të mbajë gjallë lidhjen me bashkëshorten e tij ndër vite.
Një mbrëmje në çift çdo dy javë. Pavarësisht angazhimeve të përditshme, është e rëndësishme që partnerët të kalojnë kohë vetëm për vete; pa fëmijë, pa punë, pa shpërqendrime. Mund të jetë një darkë jashtë, një kinema apo thjesht një ecje e qetë. Një fundjavë larg çdo dy muaj, një arratisje e shkurtër nga rutina e zakonshme ndihmon për të rindezur afeksionin dhe për të krijuar kujtime të reja së bashku.