fbpx

Shënoi ndaj Galatasarayt, Endri Çekiçi ia dedikon golin Megi Pojanit

nga Revista Kosovarja

Blogerja e njohur shqiptare, Megi Pojani, prej kohësh është duke u komentuar për një lidhje me futbollistin e Kombëtares së Shqipërisë, Endri Çekiçi.

Dyshja kanë nxitur spekulimet për shkak të postimeve që kanë bërë në rrjete sociale, e madje janë zënë bashkë disa herë.

Së fundmi, mesfushori shqiptar po kalon një formë të mirë në këtë fillim sezoni me Konyaspor.

Dje në derbi ndaj Galatasarayt, ai ka arritur të shënojë një gol të jashtëzakonshëm për të barazuar rezultatin në 1-1.

E këtë gol duket se ia ka dedikuar partneres së tij, e cila shihet e ulur në rresht të parë në përkrahje të futbollistit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]