Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Shërohet pacientja nga Deçani e prekur nga koronavirusi

nga Revista Kosovarja

E shëruara e radhës nga koronavirusi në Kosovë është pacientja nga fshati Lëbushë e Deçanit, e cila sot ka dalë negative në të dy testimet.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, i cili tutje njoftoi se pacientja tashmë e shëruar do të kthethet në Lëbushë së bashku me bashkëshortin dhe me fëmijët.

Përmes një postimi në Facebook, Ramosaj dha lajmin e mirë, si dhe kërkoi nga qytetarët të vazhdojnë të kenë kujdes, duke paralajmëruar se ditët e mira janë duke ardhur.

“Nga raportet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike kemi pranuar rezultatet e ritestimit të pacientes nga Lëbusha dhe fatmirësisht ka rezultuar negative, që do të thotë është shëruar nga COVID-19, ajo së bashku me bashkëshortin dhe me fëmijët tani do të kthehen në Lëbushë të Deçani”, është shprehur Ramosaj.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]