Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore, Violeta Kajtazi ka goxha vite që është në skenë dhe vazhdon të mbetet njëra nga këngëtaret më të preferuara të publikut.
Vokali i saj i ëmbël ka bërë që ta duan e respektojnë për këngët e bukura që ka sjellë e vazhdon ti sjellë ende, shkruan “Kosovarja”.
Ajo madje është ndër ata emra që karriera e saj është e mbushur me suksese të bollshme, madje ajo nuk është përmendur asnjëherë për ndonjë skandal as me kolegët e as në jetën e përditshme.
Duke qenë në grupin e atyre këngëtareve që janë beqare, jetën e saj po e jeton me mjaft ndershmëri.
Sot, këngëtarja pejane për të cilën ia vlen të thuhet më shumë se kaq feston ditëlindjen, ndaj edhe shoqëria që e duan nuk kanë hezituar ti bëjnë surprizë, ndaj të cilës Violeta u emocionua fort.
Duke qenë në kushte karantinimi edhe Violeta ka festuar në shtëpi./Kosovarja/.