Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Shi e rrufe gjatë fundjavës në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Vranësira të dendura, shkarkime rrufesh, riga shiu por edhe temperatura të larta parashikohet të karakterizojnë fundjavën në Kosovë.

Mbi artikull

Kështu është bërë e ditur nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, përmes një komunikate për medie.

Sipas komunikatës, “Fushat me presion të lartë që ishin prezent gjatë ditëve të fundit dalëngadalë po dobësohen. Në fushat barike do të ketë rënie duke ndikuar në çrregullimin e kushteve meteorologjike”.

“Vranësirat e dendura të cilat parashihen ta përfshijnë vendin nuk do të jenë stabile dhe si pasojë do të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Gjatë këtyre proceseve fizike nuk do të mungojnë rrezet e diellit duke ndikuar në rritjen e grafikut termik në vlera relativisht të larta”, thuhet në komunikatë.

Moneytizer Paragrafi 4

Instituti njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-35 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalist e fortë nga drejtimi i verilindjes.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]