fbpx

Shifra alarmante të vdekjeve në rrugë, drejtori flet për rritjen e çmimit të gjobave!

nga Revista Kosovarja

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka mirëpritur vendimin për Ligjin e ri për rregullat në trafik. Aty parashihet që të shqiptohen gjoba të ashpra ndaj shkelësve.

Hoxha ka deklaruar se kemi një situatë jo të favorshme të sigurisë në trafik.

“Siguria është një prej prioriteteve të Policisë së Kosovës. Për këta 25 vjet kemi humbur 2800 persona. Më shumë kemi humbur këtu njerëz se në forma të tjetra të krimit.

Andaj, duhet të jetë prioritet siguria në rrugë. Mendoj se ashpërsia do ta arrijë efektin e vet. Ka qenë kërkesë e Policisë së Kosovës që barra të jetë te pronari i automjetit e jo te shoferi. Gjobat do të shqiptohen me mjetet tona bashkëkohore; radarët dhe patrullat smart që i kemi në përdorim”, është shprehur ai. /Indeksonline

https://www.facebook.com/watch/?v=888122113081766

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]