fbpx

Shihni, bletë bashkojnë forcat për ta larguar kapakun e shishes

nga Revista Kosovarja

Bashkimi bën fuqinë. Këto fjalë i kemi dëgjuar shumë herë, ndërsa ato i dëshmuan edhe dy bletë.

Në një video të publikuar në internet, dy bletë shihen duke u përpjekur së bashku që ta largojnë kapakun e një shisheje me pije të ëmbël.

Ngjarja është incizuar në Sao Paulo të Brazilit dhe videoja është shikuar miliona herë në rrjetet sociale.

Një grua dëgjohet duke thënë: “Bletët u bënë ekip për të ma vjedhur pijen dhe ato do ta bëjnë këtë.”

Një komentues shkroi: “Kujt i duhet pajisja për hapjen e pijeve, kur mund t’i marrësh dy bletë që të ta kryejnë këtë punë?”

Ndryshe, sipas një hulumtimi të publikuar në vitin 2016, bletët e mësojnë zgjidhjen e problemeve duke e shikuar njëra-tjetrën.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]