fbpx

Shijoni çaste romantike në ‘Adriatik Hotel’ me ofertat e Shën Valentinit

nga Revista Kosovarja

Nën shkëlqimin e 5 Yjeve të ‘Adriatik Hotel’, buzë detit të Durrësit, për ditën më të veçantë të festës së të dashuruarve, Shën Valentinit, janë në dispozicion ofertat me paketat më të mira të akomodimit dhe ushqimit, për të gjithë ju që keni vendosur që këtë festë të shënuar, ta kaloni në mënyrën më të bukur me partnerin apo të dashurit tuaj.

‘Adriatik Hotel’, duke kombinuar traditën dhe përvojën e gjatë në fushën e hotelerisë, me një staf tejet profesional dhe shumë mikpritës, është vend i pa rezistueshëm për të gjithë ata që e kanë vizituar deri më tani, me kushtet më të përshtatshme të një komoditeti super luksoz me kapacitet prej 70 dhomash, ku me rastin e festës së Shën Valenitinit, ju mund të akomodoheni apo thjeshtë të darkoni duke përzgjedhur një nga menytë e shijshme nga kuzhina e pasur, që vijnë përmes ofertave me paketat e mrekullueshme të cilat mund t’i gjeni në profilin e Instagramit zyrtar të hotelit: @adriatikhotel.

Veç tjerash, ‘Adrtiatik Hotel’, ofron edhe pushime familjare, ku do të keni zgjedhje fantastike për fëmijët tuaj të cilët do të impresionohen nga lepurushi që do të gatuajë së bashku me ta, dhe njëherësh të argëtohen në parkun atraktiv të lodrave.

Brenda ambienteve të këndshme dhe unike të këtij hoteli, ju mund të shfrytëzoni edhe pishinën dimërore kurative me ujë deti si dhe saunën, që të ndjeheni rehat dhe të relaksuar.

Kurse, shija e pjatave të gatimeve mesdhetare, ushqimit të detit, atij italian e sidomos specialiteteve tradicionale shqiptare nga kuzhina e ‘Adriatik Hotel’, do të ngelet gjatë në mendjen tuaj.

‘Adriatik Hotel’, në sajë të shërbimeve tepër cilësore, tashmë është bërë vend i frekuentimit të shumë figurave publike më të njohura shqiptare, dhe jo vetëm.
Ndërkaq, një ekskluzivitet shumë të këndshëm që hoteli ofron për ju me paketat speciale për ditën e Shën Valentinit, është edhe dekorimi superior i dhomës, dedikuar dashurisë.

Nxitoni dhe rezervoni tani për të kaluar momente magjike dhe të paharrueshme në ditën e të dashuruarve, pranë detit dhe ambienteve super luksoze të ‘Adriatik Hotel’ në Durrës.

Viber apo Whatssap +355 (69) 70 75 78 4.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]