fbpx

Shikoni se si mund ta përdorni shallin për të mbajtur fëmijën në vetëm një minutë

nga Revista Kosovarja

Shallet për bebe janë bërë një mbajtëse moderne dhe praktike e përdorur nga gjithnjë e më shumë prindër.

Një nga avantazhet më të mëdha të shalleve është kontakti intim dhe ndjenja e afërsisë e fëmijës me mamin dhe babin.

Shalli për fëmijë është një copë pëlhure e gjatë, zakonisht elastike ose e endur fort, të cilën e mbështillni rreth trupit tuaj dhe e lidhni, ose e vendosni në mënyrë të tillë që të mund ta mbani fëmijën në të në pozicione të ndryshme.

Maramat konsiderohen si ndër bartëset më praktike të fëmijëve, sepse mund të mbani një fëmijë në to nga i porsalinduri deri në moshën 5 vjeç.

Gjatë mbajtjes së një fëmije me shall, është e rëndësishme të merren të gjitha masat e sigurisë, duke u siguruar që fëmija juaj të ketë të hapur rrugët e frymëmarrjes, dhe sa herë që bartni një fëmijë, është e rëndësishme të kontrolloni nëse shalli është në gjendje të mirë, nëse ka pjesë të dobëta ose tegela të lirshëm.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]