fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Shkarkohet Konsulli i Kosovës në New York, Lulzim Krasniqi: Gërvalla kërkoi largimin e flamurit të UÇK-së nga zyra

nga Revista Kosovarja
1 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Konsulli i Republikës së Kosovës, Lulzim Krasniqi, përmes një letre ka njoftuar se ministria e Punëve të Jashtme e ka shkarkuar atë nga pozita që mbante në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në New-York.

Siç tha Krasniqi në letrën e tij, lajmi për shkarkim i ka shkuar përmes një emaili të dërguar nga zv/sekretari i MPJD-së, Behar Isma.

Në letrën e Krasniqit dërguar ministres Gërvalla thuhet se tashmë në New-York s’do të ketë kush të ofrojë shërbime konsullore në prag të pushimeve të verës kur kërkesat për dokumentacione arrijnë kulmin.

“Me këtë vendim, ju sapo mbyllët të gjitha shërbimet konsullore në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork për shtetasit e Republikës së Kosovës-këto ditë kur kërkesat e tyre për shërbime arrijnë kulmin. Rrjedhimisht, meqë kam qenë i vetmi person i autorizuar për ofrimin e shërbimeve, me këtë vendim, duke filluar prej sot, u mbyllën të gjitha llogaritë për përdorimin e aplikimit të dokumenteve të udhëtimit. Bashkë me këto llogari, fatkeqësisht, u mbyll çdo shërbim konsullor. Përgjegjësinë për këtë tashmë e keni ju!”, thuhet në letrën e tij.

Gjithashtu Krasniqi ka përmendur edhe çështjen e flamurit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që e kishte mbajtur në Konsullatë, duke shtuar se ka qenë ministrja Gërvalla që në muajin prill e kishte kërkuar largimin e këtij flamuri nga Konsullata e Kosovës atje.

“E, largimi i flamurit të UÇK-së, të cilin, ti, zonja Gërvalla, atë ditë prilli nuk ta zinte goja ta quaje flamur i UÇK-së, por e quaje “flamur me simbole”, është një turp i madh dhe ka për qëllim rrënimin e institucioneve, të cilën gjë me sukses ke arritur ta bësh në MPJD”, shkruan në letrën e tij Krasniqi.

Lulzim Krasniqi vendimin e ministres Gërvalla e ka quajti arbitrar dhe tendencioz dhe ka paralajmëruar se do të ankohet në institucionet përkatëse apo edhe në Gjykatë.

Letra e plotë që Krasniqi i dërgoi ministres Gërvalla:

E nderuar znj. Gërvalla,

Sot pranova një e-mail nga Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i MPJD-së, z. Behar Isma, përmes së cilit më është bërë e ditur se marrëdhënia ime e punës me MPJD-në ka mbaruar më 30 qershor 2022.

Faleminderit për sqarimin, edhe pse do të ishte mirë sikur këtë të ma kishit bërë të ditur ditën kur e pranova vendimin (më 30 qershor), meqë obligimet e shumta që kam këtu, nuk përmbyllen kaq thjesht, siç mendoni ju.

Vendimi juaj është i paprecedent përgjatë funksionimit të deritashëm të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës. Mbi të gjitha është kundërligjor!

Me këtë vendim, ju sapo mbyllët të gjitha shërbimet konsullore në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork për shtetasit e Republikës së Kosovës-këto ditë kur kërkesat e tyre për shërbime arrijnë kulmin. Rrjedhimisht, meqë kam qenë i vetmi person i autorizuar për ofrimin e shërbimeve, me këtë vendim, duke filluar prej sot, u mbyllën të gjitha llogaritë për përdorimin e aplikimit të dokumenteve të udhëtimit. Bashkë me këto llogari, fatkeqësisht, u mbyll çdo shërbim konsullor. Përgjegjësinë për këtë tashmë e keni ju!

Me këtë vendim arbitrar dhe pa paralajmërim, Republika e Kosovës do të ketë edhe implikime financiare. Unë kam lidhur kontratë njëvjeçare me menaxhmentin e ndërtesës ku jetoj me qira, në nëntor të vitit të kaluar, gjithnjë me aprovimin e Sekretarit të Përgjithshëm, për çka Republika e Kosovës e ka për obligim ta respektojë këtë kontratë-të paguajë qiranë deri atëherë në një banesë ku nuk jeton asnjeri. Në të kundërtën, mosrespektimi i saj është i dënueshëm sipas ligjeve të SHBA-së.

Vendimi arbitrar për kthim të menjëhershëm shkel të gjitha të drejtat e një diplomati dhe e vërteton qasjen tuaj në përndjekjen e diplomatëve, të cilët kanë ndihmuar në forcimin e shtetit të Kosovës.

Kam qenë diplomati i vetëm në MPJD dhe në Shërbimin Diplomatik që zotëron nivelin më të lartë të spanjishtes (C2) dhe i cili ka njohuri dhe lidhje me Amerikën Latine dhe Spanjën.

Gjatë kësaj periudhe, si diplomat i karrierës, të gjitha autoriteteve të larta të Republikës së Kosovës dhe kushdo të ketë qenë President, Kryeministër ose Ministër i Jashtëm u kam ndihmuar në thellimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve me këto vende, posaçërisht në realizimin e një sërë intervistash me gazetat më prestigjioze të Spanjës.

Vendimi juaj për heqjen time nga Shërbimi i Jashtëm bazohet në urrejtje dhe në paranoja.

Me të njëjtën urrejtje, gjatë vizitës suaj në Nju-Jork, në prill të këtij viti, ju keni urdhëruar largimin e flamurit të UÇK-së nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju-Jork. Pavarësisht kësaj, atë flamur të shenjtë e kam vendosur në zyrën time gjatë gjithë kohës.

Me largimin tim, ju mund ta largoni atë edhe nga zyra ime, por krenarinë dhe luftën e UÇK-së nuk do të mund ta largoni asnjëherë nga institucionet e Kosovës, meqë UÇK-ja është vetë themeli i këtyre institucioneve.

E, largimi i flamurit të UÇK-së, të cilin, ti, zonja Gërvalla, atë ditë prilli nuk ta zinte goja ta quaje flamur i UÇK-së, por e quaje “flamur me simbole”, është një turp i madh dhe ka për qëllim rrënimin e institucioneve, të cilën gjë me sukses ke arritur ta bësh në MPJD.

Në emër të këtij flamuri janë flijuar shumë dëshmorë, ndër ta edhe vëllezërit Bytyqi nga SHBA-ja, të cilët, bashkë me shumë luftëtarë të Batalionit Atlantiku, kanë lënë mirëqenien që u ofronte ky vend dhe kanë shkuar në Kosovë për ta çliruar atë nga shtypja, diskriminimi dhe gjenocidi që regjimi serb po i ushtronte ndaj nesh.

Largimi i këtij flamuri është fyerje e tre varreve të vëllezërve Bytyqi në Jonkers të Nju-Jorkjut dhe përbuzje për luftëtarët e Batalionit Atlantiku, njëjtë siç është fyerje për të gjithë luftëtarët dhe dëshmorët e vendit.

Unë, sigurisht jam i zëvendësueshëm me njerëz të tjerë të rinj dhe entuziastë, porse flamurin e UÇK-së nuk mund ta zëvendësojë askush.

Me këtë rast, kundër vendimit tuaj arbitrar e tendencioz do të ankohem në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës, derisa betejën legale e ke të humbur, aty ose në gjykatë, i cili institucion, bashkë me institucionet tjera të vendit, janë krijuar me mund e me sakrificë.

Personalisht, jam krenar për punën që kam bërë në SHBA, më herët edhe në Panama dhe në MPJD, dhe jam i lumtur që kam krijuar raporte të shkëlqyeshme me komunitetin tonë këtu, i cili nuk njeh urrejtje ndaj njëri-tjetrit e as ndarje partiake, por i cili ka qenë dhe është i përbashkuar, gjithnjë në interes të Kosovës.

Me respekt,

Lulzim Osman Krasniqi


Etiketa: Lulzim Krasniqi

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Deputeti shqiptar në Mal të Zi: Të gjitha gjasat janë që sonte do votohet fundi i qeverisë së Abazoviqit

2 orë më parë
Aktuale

AP: Trupat amerikane të NATO-s u vendosën në veri pas dështimit të negociatave në Bruksel

2 orë më parë
Aktuale

Krasniqi, Bill Clintonit për ditëlindje: Urime miku i përjetshëm i popullit të Kosovës

9 orë më parë
Aktuale

Gazetarit të RTK’së i ndalet rryma në ashensor: “Diqa prej t’nxehtit”

9 orë më parë
Aktuale

Digjet një veturë tek QKUK, intervenojnë zjarrëfiksit

10 orë më parë
Aktuale

Abazoviç para deputetëve: Ju pengon fakti se jam shqiptar

12 orë më parë
Postimi tjetër

Ja i t’i shkëlqeni flokët e ngjyrosur dhe natyralë me sodë buke

Adelina Tahiri fillon pushime të reja

A jeni të varur nga sheqeri? Këta çajra do të iu ulin dëshirën për ëmbëlsira

TË FUNDIT

Çfarë simbolizojnë gurët në unazën e fejesës

52 minuta më parë

Pa gurin e çmuar, unaza e fejesës nuk ka kuptim ! Shumë më përpara se një vajzë të lidhë kurorë...

Në mëngjes apo në mbrëmje, e dini kur na bën më të lumtur seksi?

1 orë më parë

Për shumë njerëz, zgjimi i mëngjesit është pjesa më e vështirë e ditës sidomos nëse ju duhet të vraponi për...

Dy arsye përse është e rëndësishme të shënoni datën e menstruacioneve tuaja të fundit

1 orë më parë

Kohën e ciklit llogariteni nga dita e parë e menstruacioneve të fundit deri te dita e parë e menstruacioneve të...

Horoskopi ditor, e shtunë 20 gusht 2022

2 orë më parë

Dashi Dite mjaft harmonika do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do keni aspak mosmarrëveshje me partnerin tuaj...

Deputeti shqiptar në Mal të Zi: Të gjitha gjasat janë që sonte do votohet fundi i qeverisë së Abazoviqit

2 orë më parë

Deputeti shqiptar në Mal të Zi, Genci Nimanbegu, ka thënë se me shumë gjasa sonte do të votohet mocioni i...

Braziliani që jeton me tetë gratë e tij

2 orë më parë

Në të gjithë Brazilin ai njihet si adhuruesi i seksit dhe poligamisë, ndërsa ka marrë pseudonimin “Hugh Hefner”. Megjithatë rruga...

MË TË LEXUARAT

Oriola Marashi shënon suksesin e radhës: Puna e vështirë shpërblehet, faleminderit zot

Loredana i thotë vetës ta ndalojë këtë gjë që po e dëmton

Marina dhe Luana Vjollca me poza atraktive nga pushimet në Itali

Rekomandimi për të pirë ujë esëll dhe përfitimet në organizëm

Për një mëlçi të shëndetshme, këto perime duhet t’i shtoni në dietën tuaj

Veçernji List: Kurti refuzoi propozimet e Beogradit

Këto janë ushqimet që pastrojnë veshkat

Këto janë arsyet pse s’duhet t’u jepni ujë me sheqer bebeve

Pas ndarjes dhe thumbave ndaj Bleros, Afrona Dika bën veprimin e papritur

A zgjoheni i trullosur? Zbuloni se çfarë po përpiqet t’ju tregojë trupi juaj

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist