fbpx

Shkëlzen Gashi: Martin Berishaj është hajduk – Kurti e Osmani mund të jenë financuar prej tij

nga Revista Kosovarja

Skandali i ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj ka prodhuar një debat të madh politik në vend, dhe kërkesat që ai të shkarkohet sa vijnë e shtohen, pavarësisht rezistencës së pushtetit për një hap të tillë.

Politologu Shkëlzen Gashi, ka reaguar në lidhje me këtë çështje në në status në llogarinë e tij në Facebook.

Gashi kujtoi kohën kur ambasadori Berishaj dëshmoi para Komisionit Hetimor për Energji, ku kishte deklaruar se mjetet e dedikuar për ardhjen e tij në Kosovë, të dhurohen për familjet në nevojë.

“Demek, unë jam humanist. Jo, ti, Martin Berishaj, je hajduk.” – shkruan Gashi.

Sipas tij, mbrojtja që pushteti po i bën Berishajt, vërteton pretendimet se kryeministri Kurti, presidentja Osmani, dhe ministrja e Jashtme, Gërvalla, mund të jenë financuar nga ambasadori Berishaj.

“Presidentja e Kosovës, Kryeministri i Kosovës dhe Ministrja e Jashtme e Kosovës, duke e mbrojtë këtë hajduk, po i vërtetojnë pretendimet se mund të jenë financuar prej tij.” – shkruan Gashi në llogarinë e tij në Facebook, i cili beson se në këtë rast “dorëheqja nuk mjafton”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]