fbpx

Shkencëtarët zbulojnë ngjyrën e re të rrallë të syve që e ka vetëm 1% e popullsisë

by Revista Kosovarja

Shkencëtarët pretendojnë se kanë identifikuar një ngjyrë të re të syve, e cila sipas tyre është më e rralla te njerëzit. Shumica prej nesh janë të njohur me katër ngjyrat bazë të syve: kafe, blu, hazel (kombinim i kafes, jeshiles, grisë) dhe e gjelbër.

Për shumë vite, sytë e gjelbër konsideroheshin si sytë me ngjyrën më të rrallë pasi e kanë vetëm 2% e njerëzve në botë. Por, kjo ka ndryshuar kohët e fundit pasi shkencëtarët kanë identifikuar një ngjyrë tjetër si më të rrallën. Ata pretendojnë se ngjyra më e rrallë e syve nuk është më jeshilja, por ajo gri.

Vlen të përmendet se grija ka qenë pjesë e blusë, por ekspertët tani kanë ripërcaktuar përkufizimet e tyre dhe e kanë bërë grinë një ngjyrë krejtësisht të veçantë. Le të shohim tani sa të zakonshme janë ngjyrat e ndryshme të syve.

Epo, ngjyra kafe deri tani është ngjyra më e zakonshme. Kjo ngjyrë e veçantë gjendet midis 55% dhe 79% të popullsisë së botës, sipas VeryWell Health. Më pas është bluja, e cila gjendet midis 8 dhe 10%. Së fundi, ne kemi grinë, ngjyra që tani po largohet nga bluja dhe përbën më pak se 1% për qind të popullatës si në SHBA, ashtu edhe në botë.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]