fbpx

Shkendije Mujaj bënë thirrje të agjëroni këto 9 ditë të “Dhul Hixhjes”, Asnjë punë e mirë e bërë në ditët e tjera nuk është më e lartë se ato që bëhen në këto

nga Revista Kosovarja

Shkendije Mujaj ka kohë që si një myslimane i përmbahet fesë duke falur namazin dhe duke kryer vepra të mira.

Duke qenë se jemi në 10 ditët e fundit para festes së Kurban Bajramit, artistja ka bërë thirrje për agjërim, shkruan “Kosovarja”.

Ajo ka postuar disa fotografi në Instagram ku ka lënë një status për të gjithë ndjekësit e saj.

Mujaj ka theksuar të agjërojnë këto ditë sepse Asnjë punë e mirë e bërë në ditët e tjera nuk është më e lartë se ato që bëhen në këto dhjetë ditë.

Tutje ajo ka shkruar edhe listën e detyrave që duhet bërë në këto ditë.

 

Postimi i plotë:

Prej Sot :

10 Ditët e para DHUL HIXHJES “Asnjë punë e mirë e bërë në ditët e tjera nuk është më e lartë se ato që bëhen në këto (dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes)”. – Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. (Sahih El-Buhari: 969)

Lista e detyrave:
• Agjëroni 9 ditët e para (veçanërisht në ditën e Arafatit)
• Falni Namazet Vullnetare (veçanërisht Tahaxhudin) • Ofroni Kurbanin (kurbanin e një kafshe)
• Lexoni nga Kurani Famëlartë
• Bëni një pendim të sinqertë
• Angazhohuni në Dua të bollshme (lutje drejtuar Allahut)
• Rritja e Dhikrit (përkujtimi i Allahut)
• Recitoni shumë fjalë; Subhan-Allah, El-hamdulilah, Allahu ekber, La ilahe il-Allah
• Dhuroni për bamirësi
• Mbani lidhjet farefisnore
• Hiqni dorë nga mëkati*

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]