Mediet greke kanë publikuar një video ku një prift refuzon t’i ofrojë ndihmë një gruaje transgjinore, e cila shkoi në kishë për të kërkuar ushqim.
Video ku prifti shfaqet duke ofenduar transgjinoren ka shkaktuar zemërim në rrjet.
“Ju kam sjellë të gjitha letrat, i plotësoj të gjitha kushtet. Pse refuzon të më japësh ushqim?”, dëgjohet t’i thotë transgjinorja në një video të publikuar nga emisioni “Super Katerina” në Alpha.
“Ti je një burrë me cica. Ti je burrë dhe bën si grua”, i tha ndër të tjera prifti.
Transgjinorja: Kam dokumente nga shteti.
Prifti: Nuk më intereson.
Trangjinorja: Erdha për të marrë ndihmë nga shtëpia e Zotit, jo nga e juaja.
“Shko dhe bëhu prostitutë”
“Unë shkova atë ditë, siç shkoja prej 15 ditësh pa asnjë problem për të marrë ushqim, por atë ditë punonjësit e kishës më thanë se donte të më shihte prifti”, tha transgjinorja në emision.
“Më pyeti nëse i kisha dorëzuar letrat e mia. Më thotë burrë je apo grua? Me tha nëse heq cicat dhe të bëhesh burrë, atëherë mund të vish të marrësh ushqim. Ti nuk je njeri, je krijesë e djallit. I thashë: E çfarë të bëj, jam e papunë. Nëse je e papunë dhe dëshiron të rrisësh të ardhurat, shko dhe bëhu prostitutë “, i tha prifti transgjinores.