fbpx

Shkoj për të xhiruar reklamë, humb jetën 19 vjeçarja serbe

nga Revista Kosovarja

Një moment paniku dhe një gabim fatal morën jetën e 19-vjeçares serbe, Tijana Radonic, që ra nga një lartësi prej 50 metrash në Mal të Zi, gjatë xhirimeve të një reklame për një agjenci turistike lokale.

Pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë tregojnë momentet e fundit të Tijana Radonic, e cila, në një gjendje dukshme paniku, ka hequr rripin e parashutës dhe ka dalë nga lidhjet e sigurimit që ishin vendosur rreth këmbëve të saj. Ky veprim tragjik ka shkaktuar rënien e saj nga lartësia.

Dëshmitarët e tmerruar të plazhit raportuan se dëgjuan vajzat të bërtisnin disa sekonda para se të binte nga lartësia: “Më ulni poshtë! Më ulni poshtë!” Në pamjet e sigurisë, duket se ajo ishte duke bërë një përpjekje të dëshpëruar për të shmangur rënien.

Disa dëshmitarë gjithashtu thanë se kishin dëgjuar fjalët “ndihmë” të saj, gjatë tragjedisë.

Ngjarja ndodhi gjatë një xhirimi për një reklamë për një agjenci turistike në Rivierën e Budvës. Në videon që ka qarkulluar pas incidentit, 19-vjeçarja shihet duke bërë parashutë mbi det, e veshur me bikini, dhe fillimisht duke u dukur e lumtur dhe e relaksuar.

Megjithatë, mediat lokale raportojnë se mund të ketë pësuar një “sulm paniku” që mund të ketë kontribuar në incidentin tragjik.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]