fbpx

Shkon në 5 numri i zyrtarëve policorë të lënduar nga vetaksidenti në Varagë

nga Revista Kosovarja

Ka shkuar në pesë numri i zyrtarëve policorë të lënduar nga vetaksidenti në Varagë të Zveçanit.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se dyshohet që shoferi ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka shkaktuar vetaksidenti.

Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar pesë zyrtarë policorë të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Dje ishte raportuar për katër persona të lënduar.

“Fsh. Varage, Zveqan 20.12.2024-07:30. Drejtuesi i automjetit duke drejtuar automjetin e PK-së, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka shkaktuar vetë-aksident trafiku. Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar pesë zyrtarë policorë të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime’, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]