fbpx

Shkon për ta zgjuar për shkollë, nëna e gjen djalin e vdekur në shtrat

nga Revista Kosovarja

Një nënë është tronditur, pasi ka gjetur djalin e saj të vdekur në shtrat.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se Kimberley Shepherd, e kishte gjetur të vdekur djalin e saj 11-vjeçar teksa kishte shkuar për ta zgjuar për në shkollë.

Liam vdiq në mënyrë misterioze në shtëpinë në Weston-super-Mare, Somerset, në Britani, ndërkohë që mbetet e paqartë arsyeja.

Kimberley u shpreh për mediat se “Ai është dashuria e jetës sime, shpirti im binjak, ishim vetëm ne të dy që kur lind, e rrita atë vetëm“.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]